Denis Suarez falënderon Enriquen

Mesfushori i ri spanjoll ka treguar që ndihet mirë në Barcelonë dhe falënderon trajnerin Luis Enrique.
Denis Suarez po jeton ëndrrën e tij duke luajtur në këto dy ndeshjet e parë të La Ligas si titullar te Barcelona.
Kjo situatë po i pëlqen shumë mesfushorit spanjoll, i cili ka theksuar se meritat i ka trajneri Luis Enrique, që po i jep besim.
“Unë po ndjehem shumë rehat. Unë jam mirënjohës për besimin e trajnerit në mua”, ka deklaruar Suarez, tranmeron Telegrafi.
Ndryshe, Suarez është akademi e La Masias, por ishte i huazuar te Villarreali, ku më pas u kthye te Barcelona pas një klauzole të rikthimit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































