LAJMI I FUNDIT:

Dendias: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në

Dendias: Mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në

Fuqimisht e mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë ideale këtë muaj, tha Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias pas takimit në Prishtinë me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc, njoftoi AIM.

“Greqia vazhdimisht, tashmë dy dekada, angazhohet për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Kryeministrit Micotakis mbetet e vendosur në këtë angazhim. Dhe ne kemi ndërmarrë disa nisma në këtë drejtim. Ne e mbështesim fuqimisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Ideale këtë muaj”, tha Dendias.

Shtoi se Greqia ka siguruar që Ballkani Perëndimor mbetet lartë në agjendën e BE-së, ndërsa këtë po e bëjnë, jo nga interesi, por nga “një besim i vendosur se rajoni duhet të jetë një pjesë integrale e eksperimentit Evropian” dhe se “Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë një pjesë integrale e BE-së”.


Ministri grek i Punëve të Jashtme u përqendrua gjithashtu në mundësitë për bashkëpunim energjetik në rajon dhe shprehu besimin se “i gjithë Ballkani Perëndimor, përmes interkonektorëve duhet të lidhet me Trans tubacionin e Adriatikut (TAP) “.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori