Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, dëmtuesi i minares së xhamisë në Veleknicë B. Vasiq tregoi se si hyri në këtë tempull fetar.
Ai para Gjykatës Themelore në Gjilan tregoi se hyri në xhami i veshur me mantel të hoxhës.
“Është e vërtetë se kam pasur mantilin e hoxhës dhe e kam mbajtur një qiri në duar, e po ashtu jam ngjitur në minare dhe e kam hequr kupolën e minares,” tha Vasiq gjatë deklarimit të tij.
Vasiq nga prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Sherif Mehmeti po hetohet për asgjësim ose dëmtim të pasurisë.
Ky prokuror në seancën e sotme kërkoi paraburgim për të dyshuarin.
“Ekziston rreziku që i pandehuri po të gjendet në liri do t’i përsëriste veprat penale,” tha Mehmeti.
Ndërsa avokatja Blerina Jakupi kundërshtoi propozimet e prokurorisë së shtetit për të caktuar masën e paraburgimit.
“Në tërësi e kundërshtoj propozimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan për këtë masë, ngase mendoj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë të tillë. Nuk janë plotësuar kushtet ligjore për arsyetimin se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit dhe këtë e them sepse i mbrojturi im ka mundur të ikte nga vendi i ngjarjes para se të kapej nga organet zyrtare,” tha Jakupi.
Avokatja Blerina Jakupi propozoi që të mbrojturit të saj t’i caktohet ndonjë masë alternative, si ajo e lajmërimit në stacionin policor apo edhe ndalimi i ofrimit në vend apo objekt të caktuar.
Prokurori konstatoi se në momentin e dëmtimit të kupolës së minares së xhamisë në fshatin Velekincë më 14 gusht, Vasiq ishte i aftë psiqikisht.
“Duke pasur parasysh mendimin profesional të ekspertit mjeko-ligjor se i njëjti është në gjendje të mirë për ta përcjellë seancën gjyqësore, e njëkohësisht në bazë të tretmanit që ka pasur në emergjencë, u theksua se i pandehuri ka qenë i llogaritshëm edhe në kohën e kryerjes së veprës penale,” tha Mehmeti.
Edhe eksperti i psikiatrisë Ramadan Halimi tha se në bazë të shkresave të lëndës nuk është vërtetuar se i pandehuri në ndonjë periudhë jetësore ka pasur çrregullime mendore.
Akti i Vasiqit shkaktoi shumë reagime kundërshtuese, mes tjerash edhe nga Kisha Ortodokse Serbe.
Gjyqtari i vetëm gjykues Behar Ymeri njoftoi palët se për masën e sigurisë së caktuar për Vasiqin do të njoftohen gjatë ditës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova