Dëmtohet gypi, banorët e lagjes 'Bregu i Diellit' në Prishtinë mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit", konkretisht rruga "Xheladin Hana" se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 milimetra.
Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
"Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë. Ju mbajmë të informuar për detaje", thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































