Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar. Vështirësia në kurimin e kësaj sëmundjeje vjen për shkak të vendosjes së thellë të pankreasit. Si pasojë e kësaj vendosjeje, pankreasi kapet me vështirësi nga vëzhgimet e mjekëve, prandaj sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Por çfarë është sëmundja e pankreasit, cilat janë simptomat dhe si mund të kurohet kjo sëmundje?
Pankreasi është një gjëndër me një gjatësi prej 13 cm. Ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut. Pankreasi lidhet ngushtë me pjesën e parë të zorrës së hollë. Është i rrethuar me disa inde në formë ishujsh, të cilët prodhojnë hormonin e insulinës që derdhet në gjak.
Pankreasi ka disa enzima që derdhen në dueden nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë, transmeton Telegrafi.
Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe heqje barku, nuk tretën yndyrat. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit. Pankreasi preket nga mikrobet paukreatike, absese, dobësim të funksionit të insulinës, sëmundja e sheqerit.
Në disa raste shfaqen edhe tumoret. Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në dueden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik.
Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si edhe nga gurët në tëmth. Format akute të pankreasit janë të rënda.
Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë, diare.
Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi. Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasi të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.
Të sëmurët duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në trajtimin që u bëjnë kurave kundër pankreasit, për arsye se neglizhenca nga ana e tyre mund të çojë deri në infektim të gjakut. Madje, nëse sëmundja lejohet të përparojë, kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale do të ishte e pashmangshme. Në lidhje me këtë situatë, studimet e fundit që janë kryer tregojnë se në tre të sëmurë me pankreas, një është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Gjithashtu, të sëmurët me pankreas ndjejnë shpeshherë edhe një gjendje të fikëti. Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.
Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit janë: ndezje, pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik, tumoret e ndryshme, cistet, diabeti dhe gurët.
Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit, mjekët japin këto këshilla kryesore: eliminimin e alkoolit, eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat), si dhe nuk duhet akumuluar stres.
Për sa u përket simptomave të sëmundjes së pankreasit, ato janë: dhimbjet e forta të barkut, fryrje të barkut, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe temperaturë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje