Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Ivo Silhavy i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, Dushan Kralik dhe atasheu ushtarak në ambasadën e Çekisë në Zagreb, nënkolonel Tomas Svozil.
“Qëllimi i vizitës ishte prezantimi zyrtar i nënkolonel Tomas Svozil i cili nga data 1 dhjetor 2016 do të jetë atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Salhavy për ndihmën e Çekisë, për Kosovën që nga angazhimet e saj me 1999, pastaj kontributi në kuadër të misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimin me FSK-në”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë këtij takimi u bisedua për gjetjen e mundësive për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë si dhe në mes FSK-së dhe Ushtrisë Çeke.
“Për zhvillimin konkretë të bashkëpunimit mes dy vendeve do të ishte më funksionale përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi dy palësh. Të dy palët u pajtuan se edhe vetë emërimi i atasheut në Kosovë është një mundësi e mirë zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët. Po ashtu ministri Demolli e njoftoi delegacion nga Çekia me dinamikën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar që ka MFSK”, thuhet më tej në njoftim.
Nga ana e tij, ambasadori i Çekisë në Prishtinë, Salhavy e falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes të dy shteteve dhe dy ministrive.
Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i kabinetit të ministrit zoti Latif Leka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje