LAJMI I FUNDIT:

Demokratët marrin kontrollin e Senatit

Demokratët marrin kontrollin e Senatit

Partia demokratike e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden ka fituar kontrollin e Senatit dhe të Kongresit në përgjithësi pas fitores në shtetin e Georgias.

Raphael Warnock dhe Jon Ossoff mundën republikanët në detyrë, Kelly Loeffler dhe David Perdue, transmeton Telegrafi.

Demokratët do të kontrollojnë Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2009, raporton bbc.


Rreth katër milion georgianë dolën të votojnë në balotazhin. Rezultati është një goditje për presidentin republikan në largim, Donald Trump.

Zgjedhjet u përsëritën sepse asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50 për qind të nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit.

Warnock, një pastor Baptist, bëhet senatori i parë zezak për Georginë – një shtet skllav në Luftën Civile të SHBA – dhe vetëm anëtari i 11-të i zi i Senatit në historinë e SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori