LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore: Do të vazhdojnë protestat deri në shkarkimin e rektorit Dema

Demokracia Studentore: Do të vazhdojnë protestat deri në shkarkimin e rektorit Dema

Demokracia Studentore ka njoftuar se nuk do t’i ndalojnë aksionet dhe protestat derisa rektori i UP-së Marjan Dema, të jep dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për dëmet që ia ka shkaktuar Universitetit të Prishtinës.

“Ne studentët nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur dhe duar kryq derisa ky rektorë po e shkatërron Universitetin e Prishtinës dhe nuk i përgjigjej askujt pasi që e ka përkrahjen nga grupet e interesit! Rektori Marjan Dema duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndërkaq ne studente kërkojmë llogari për tenderin te pishat, skandalin e rastit ‘Graniti’, skandalin me bursa, për avancimet e pa ligjshme që po ndodhin në UP etj”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Mexhid Ramusa përfaqësues nga Demokracia Studentore ka thënë se arroganca e rektorit Dema është e pa pranueshme për të gjithë, madje është shumë shqetësuese që një rektorë me thirrje akademike të sillej në mënyrë arrogante para mediave duke e fyer një student i cili i mbron interesat e përgjithshëm.


“Është shumë shqetësuese se nga kush udhëhiqet truri i Kosovës, kërcënimet dhe shantazhet që po na behën nuk munden të na ndalin deri sa ky rektore të jep dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Për keqpërdorimet dhe keq menaxhimin e tij kërkojmë edhe një herë nga organet e drejtësisë që t’i nisin hetimet”, ka thënë Ramusa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori