LAJMI I FUNDIT:

“Demokracia Studentore” proteston në Ferizaj: Punësime partiake, të shkarkohet Rektori (Video)

“Demokracia Studentore” proteston në Ferizaj: Punësime partiake, të shkarkohet Rektori (Video)

“Demokracia Studentore” ka protestuar sot para Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, duke kërkuar dorëheqjen e Rektorit. Ata akuzuan se ky institucion është mbushur me punonjës partiakë.

Posa deshën të futen brenda oborrit të Universitetit Publik në Ferizaj, studentët u ndeshën në punëtorët e sigurimit fizik të  këtij institucioni.

Përkundër rezistencës, pjesëtarë të organizatës Demokracia Studentore u futën me dhunë brenda, duke thyer edhe derën.


Mexhid Ramusa, kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, tha se ky universitet është mbushur me punonjës partiakë.

Ai gjithashtu u shpreh i mllefosur që po i mbajnë të mbyllur studentët brenda, për të mos i lejuar t’i bashkëngjiten protestës.

“I kanë mbyllur dyert për të mos i lënë studentët të dalin jashtë. Këtu dallohet që Rektori po e mban këtë Universitet me dhunë… Këtu janë të punësuar familjarë të Hashim Thaçit – dy djem të mixhës së tij, nipi i Azem Sylës, Sejdi Hoxha – kryeshef ekzekutiv, edhe ai nuk vjen kurrë”, tha Mexhid Ramusa.

Kësaj proteste i doli në përkrahje edhe Driton Ismajli nga shoqëria civile.

“Ne po kërkojmë që ky universitet të funksionojë në baza dhe kurrikula arsimore, e jo në bazë të ligjeve që këta i bëjnë vet. Agron Bajraktari është një person i kapur politikisht dhe anëtar i PDK-së. Ai po mundohet që të politizojë edhe këtë universitet”, tha Ismajli.

Në fund të protestës ata patën edhe një aksion simbolik.

Pastaj u përballën edhe me policinë, për dëmet që bënë.

Rektori i këtij universiteti, Agron Bajraktari, i telefonuar nga RTV Dukagjini, tha se nuk do të prononcohet lidhur me akuzat dhe kërkesat e protestuesve. Pas përfundimit të protestës, në oborr dolën edhe studentët./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori