LAJMI I FUNDIT:

Demi nga Këshilli i Prindërve: Në Prishtinë shumica e fëmijëve me të drejtë kanë munguar në shkolla

Demi nga Këshilli i Prindërve: Në Prishtinë shumica e fëmijëve me të drejtë kanë munguar në shkolla
Foto: Arkiv

Edhe pse Ministria e Arsimit (MASHT) i obligon institucionet arsimore (shkollat) që të shtunave të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva pesë javëshe në arsim, nga Këshilli i Prindërve thonë se në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar procesi mësimor.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në shkolla kanë munguar fëmijët.

Si dhe mungesën e fëmijëve në proces mësimor për ditën e shtunë, ai e quajti të drejtë.


“Sa kemi informacion në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar proces mësimor ngase kanë munguar shumica e fëmijëve me të drejtë”, ka thënë Demi.

Ndërkaq, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Ndryshe, greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori