Demi Lovato ndezi rrjetet sociale të enjten, teksa ndau disa fotografi me bikini në Instagram për 153 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja 32-vjeçare, e fejuar me muzikantin Jutes, tregoi fizikun e saj të dobësuar teksa pozonte pranë një pishine me pamje nga oqeani.


Postimi me një emoji uji si mbishkrim ngjalli reagime të shumta, duke përforcuar spekulimet se ajo mund të ketë përdorur ilaçe për humbje peshe si Ozempic apo Mounjaro – diçka që vetë Demi nuk e ka konfirmuar, shkruan DailyMail.

98200997 14694045 Demi Lovato dropped in on Instagram on Thursday to share a set o a 22 1746755076113

Komentet në rrjet ishin të ndara, me disa ndjekës që i kërkonin të ndalonte përdorimin e barnave dhe të ruante format e saj natyrale.

Ndërkohë, artistja ka qenë e hapur për betejat e saj me buliminë dhe punën që po bën për të pranuar trupin e saj.

98200995 14694045 The 32 year old former child star modeled a black bandeau and ma a 23 1746755076132

Në një intervistë të fundit, ajo tha se fokusohet te “pranimi dhe neutraliteti i trupit”, duke shtuar se e shikon trupin e saj si të fortë dhe një mrekulli që i ka shpëtuar jetën.

Përveç muzikës, Demi ka bashkëpunuar edhe me markën Bella Kitchenware, duke folur për mënyrën si gatimi e ka ndihmuar të rindërtojë marrëdhënien e saj me ushqimin. /Telegrafi/

98200999 14694045 Lovato who s been engaged to music artist Jutes since December 2 a 24 1746755076273