Demi Lovato ka bërë një ndryshim të madh përpara se të nisë 2022.

E nominuara dy herë për çmimin Grammy, 29 vjeçarja, ka rruar kokën në një prerje elegante, me të cilën debutoi në ditën e Krishtlindjeve për 122 milionë ndjekësit e tyre në Instagram.


“Fillim i ri”, ka shkruar Lovato në mbishkrimin e postimit, duke treguar ‘look’-un e ri, shkruan People.

Pamja e re e Lovato vjen pas një viti të madh për të. Përveç lansimit të albumit të shtatë në studio “Dancing ëith the Devil... the Art of Starting Over” në prill - albumi i saj i parë pas katër vitesh – ajo në maj deklaroi se është gjini asnjanëse.

Screenshot 2021 12 26 223546

Këngëtarja dhe aktorja në një intervistë më parë ka deklaruar se është mashkullor aq sa femërore.

Lovato shprehu dëshirën e tyre për të rruajtur kokën në fillim të këtij viti, duke i thënë Glamour se zgjedhjet e flokëve të saj kohët e fundit kanë qenë një përpjekje për t'u çliruar nga kutia heteronormative në të cilën ajo ka qenë e kufizuar.

"Ajo që unë jam duke i inkurajuar njerëzit të bëjnë është të bëjnë zgjedhje për veten e tyre. Autonomia, për mua, është ajo që ndryshoi jetën time", kishte deklaruar Lovato. /Telegrafi/