Agron Demi, nga Instituti GAP, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili sot kishte pritur në një takim lamtumirës ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, por të cilën vetëm pak orë me vonë e ka emëruar këshilltare të tij politike.

Demi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur komedi veprimin e sotëm të kryeministrit Haradinaj.


Postimi i plotë i Demit:“Për Kryeministrin e ardhmja nënkupton pas 5 orësh :). Qeveri që nuk sheh më larg se hunda. Paradite takohen dhe i uron fat për të ardhmen, pas dite e thirr dhe i thotë hajde se erdh e ardhmja :) #komedi Ose qeveritaret i ka kap "Sindromi Gjergj Dedaj" - ose pushtet, ose foli” (sic.), ka shkruar Demi. /Telegrafi/