LAJMI I FUNDIT:

Demi: Duke e lakmuar postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj e dogji AAK-në, por e shpëtoi PDK-në!

Demi: Duke e lakmuar postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj e dogji AAK-në, por e shpëtoi PDK-në!

Analisti politik, Agron Demi, vlerëson se me koalicionin me PDK-në, AAK-ja e ka ndihmuar këtë parti që të mbijetojë në skenën politike në Kosovë.

“AAK dhe Nisma kanë ndikuar në rritjen e kundërshtimit të qytetarëve në qeverisjen e PDK dhe LDK, duke kundërshtuar aktivisht politikat e qeverisë për demarkacionin dhe asociacionin.

Por, në sekondat e fundit, duke lakmu postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ra shkelëm krejt aktivitetit të tij opozitar dhe vendosi të ndaj përgjegjësinë me PDK – “me të keqen më të madhe të këtij vendi”, qysh kish me thanë ajo e moqmja. Perderisa VV perfitoi nga mos ndryshimi i qendrimeve, AAK-Nisma u djegën afer PDK.


Në rast se nuk do të hynin në koalcion me PDK, AAK-Nisma mund të merrnin 16-18% të votave. Kësisoj, PDK do të dilte partia e tretë, pas VV dhe koalcionit LDK-AKR-Alternativa. E sot, nuk do kishte asnjë problem në krijimin e një qeveria pa PDK.

Për dallim nga LDK, të cilë së paku kanë qenë në pushtet me PDK, ani pse janë tradhtu disa here, AAK i ka ndihmu mbijeteses së PDK, pa pas nevojë fare me nda pushtetin me ta” (sic.), ka shkruar Demi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori