LAJMI I FUNDIT:

Dëme të shumta nga moti i ligë në Kumanovë

Dëme të shumta nga moti i ligë në Kumanovë

Zjarrfikësit e Kumanovës dje kanë intervenuar në pastrimin e rrugës, për shkak të rënies së pemëve në rrugën “11 Nëntori” në lagjen Bedinje. Pemët kanë rënë për shkak të erës së fuqishme dhe motit të ligë të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe zbrazje të fuqishme elektrike që dje pasdite e përfshiu Kumanovën.

Zjarrfikësit pas orës 20:00 kanë nxjerrë edhe ujë nga një shtëpi e vërshuar në rrugën “Car Samuil”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve – Kumanovë, Dejan Ilievski, informoi se dje pas orës 14:00 kanë intervenuar në shtatë zjarre të ndryshme në fshatra dhe vendbanime të ndryshme në Kumanovë.


“Në përgjithësi, për të gjitha zjarret është karakteristike që era e fuqishme i ka shkaktuar zjarret, duke bërë masë elektrike”, deklaroi Ilievski.

Njëri prej zjarreve më të mëdhenj gjatë ditës së djeshme ka qenë në qarkun e Bajllovce, ku është djegur pylli me bimësi të shkurtër të degraduar, por edhe pylli me pisha. Dy ekipe të zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin deri në orën 22:30.

Pyll me bimësi të shkurtër dje është djegur edhe në pjesën e Skaçkovce, te “Stacioni hekurudhor” si dhe në fshatrat Kshanje, Rugjince dhe Obllavce./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori