Qëndrimet krejtësisht të kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, lidhur me çështjen e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë së Kosovës, të cilën e udhëheqë kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Përderisa Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik brenda koalicionit qeverisës, ka shprehur qëndrimin se deputetët e saj do të votojnë në favor të ratifikimin të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë deklaruar se do të votojnë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
Politologu Ramush Tahiri, thotë se qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, do ta vënë në pikëpyetje të madhe vazhdimësinë e këtij koalicioni.
“Dallimet që janë në mes partnerëve të koalicionit, do të shprehen në votim. Ndërsa, interesi i partnerëve mbetet a do ta vazhdojnë bashkëqeverisjen apo jo. Një arsye është Demarkacioni ose shënjimi i vijës kufitare, por nuk është arsyeja kryesore. Mund të jetë vetëm shkasi”, tha Tahiri.
Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, shpreh mendimin që në rast se Qeveria e kryeministrit Haradinaj nuk e tejkalon problemin e Demarkacionit me Malin e Zi, do ta ketë problem të madh moral që të vazhdojë qeverisjen.
“Një gjë duhet të jetë e qartë që çështja e Demarkacionit nuk mund të mbetet pezull. Pra, duhet të ketë zgjidhje apo alternativa. Nuk guxon Qeveria Haradinaj që të thotë ‘ne jemi kundër këtij formati të Demarkacionit’. Qeveria Haradinaj do të ketë probleme të mëdha edhe brenda koalicionit (qeverisës), por edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, që ta arsyetojë vazhdimësinë e saj, nëse nuk ka ide se si të ballafaqohet me problemin e Demarkacionit”.
Në anën tjetër, vet kryeministri Haradinaj ka thënë ditë më parë se vota e tij do të jetë kundër ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Dallimet rreth kësaj çështje, kanë vazhduar edhe të martën.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se çështja e kufirit me Malin e Zi, duhet të përfundojë.
“Lërini ato pallavra me maja të kodrave, të cilat janë… nuk dua të ndalem më aty. Jemi duke e dëmtuar një krijesë, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, siç është Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Por, shefi i grupit parlamentar i Nismës për Kosovën, Sherif Bilalli, ka theksuar se deputetët e këtij subjekti politik, brenda koalicionit qeverisës, do të jenë kundër ratifikimit të marrëveshjes.
“Kanë qenë kundër Demarkacionit dhe vazhdojnë të jenë kundër këtij versioni. Nuk është fundi i botës”, ka thënë Sherifi.
Politologu Tahiri, vlerëson se Qeveria aktuale e vendit është në krizë, të cilën nuk do të mund ta kalojë.
“Debatet e ardhshme në Kuvend do të jenë shkak që njëri partner i koalicionit ta lëshojë koalicionin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë pres që pas shqyrtimit të Demarkacionit, në cilindo variant, kaloj ose jo, do të jetë në rend të ditës votëbesimi i Qeverisë”, thekson Tahiri.
Analisti Muhaxhiri vlerëson që partnerët e koalicionit qeverisës kanë gabuar, që në fillim të arritjes së marrëveshjes së tyre, që nuk e kanë pasur një ide për daljen nga nyja që ka krijuar çështja e Demarkacionit.
“Ky ka qenë një gabim i madh i tre liderëve, të PDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilët e kanë krijuar një koalicion qeverisës pa pasur vizion sesi ta zgjidhin problemin kryesor, i cili është si një lloj ‘pyke’ që në çdo moment mund ta çajë koalicionin qeverisës. Këtu ka qenë lëshimi dhe më nuk ka më asnjë arsyetim, sepse duhet të japin zgjidhje”, tha Muhaxhiri.
Qeveria e Kosovës tashmë e ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, bashkë me të gjeturat e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, përbërja e re e të cilit është emëruar nga Qeveria e kryeministrit Haradinaj, me në krye Shpëtim Bulliqin, pas shkarkimit të përbërjes së vjetër, të cilën e drejtonte Murat Meha. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë