LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: Në Projektligjin për paga të rregullohet çështja e tri pushteteve

Demaliaj: Në Projektligjin për paga të rregullohet çështja e tri pushteteve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i cili është edhe anëtar i Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkumbin Demaliaj, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se në Projektligjin për paga duhet të rregullohet nivelizimi i pagave për tri pushtetet; legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin, kërkesës kjo edhe e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe ai Prokurorial i Kosovës (KPK) na janë drejtuar në Komisionin për Legjislacion me kërkesën për nivelizimin e pagave ndërmjet tri pushteteve, atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. E konsiderojmë të arsyeshme dhe të rrugës që kjo çështje të rregullohet. Unë jam caktuar që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt apo të jashtëzakonshme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Pra, pagat duhet të rregullohen dhe mos të ketë shkelje ligjore, bazuar edhe në nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Demaliaj. /Telegrafi/