Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, veçmas ndaj paralajmërimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Demaliaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Kurtit për largimin e taksës është një provokim për të parë se si po reagon opinion publik.
Ai ka thënë se derisa taksa është kusht për njohje, largimi i saj do të ishte tradhti kombëtare.
“Largimi i taksës do të dëmtonte Kosovën dhe prodhuesit vendorë. Dua të besoj se janë vetëm deklarata e nuk do të bëhet realitet largimi i taksës”.
Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti po shihet se nuk është ai që ka thënë se nuk ndikohet nga presionet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.
“Po shihet se Albin Kurti ka ulur veshët dhe është shumë i dëgjueshëm”.
Demaliaj thotë se në raport me Serbinë, Kurti nuk do të mund të garantojë as rregullimin e njohjes së diplomave të Kosovës për studentët nga Lugina e Preshevës.
Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e taksës në këmbim të votave të Listës Serbe.
“Kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”, tha Demaliaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova