“Jo, s’e kam rrahuar, pse do të duhet ta bëjë”, ka thënë Demaku në Zona B të Klan Kosovës.

“Ky rast është komplet një montim. Pse të shkoj ai në Likoc dhe të shkojmë ne ta rrahim në Likoc. S’ka logjikë kjo, ky ka qenë një rast komplet i montuar. Ne pesë vëllezërit kemi qenë në luftë. Ai i përfshinë të gjithë neve, përpos vllahut dëshmor. Pse nuk përfshihet edhe ai? Sepse nuk është i rëndësishëm për këtë kohë”, ka deklaruar Demaku, transmeton Klan Kosova.