Reagime të shumta pas përjashtimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR).
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Frashër Demaj, deklaroi në emisionin “Click” të RTV21, se përjashtimi i Kosovës nga EQAR është shumë i pakëndshëm, e këtë do ta vuajmë ne për një kohë, por duhet bërë bashkim forcash në mënyrë që të rikthehet Agjencioni i Akreditimit të Kosovës në vendin ku ishte.
Megjithatë Demaj deklaron se ky nuk është fundi i botës, dhe se nuk ka nevojë për panik, pasi ekziston periudha prej tre muajsh që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për t’u rikthyer aty.
Demaj gjithashtu deklaroi se ministri i tanishëm nuk duhet të kreditohet me gjendjen e arsimit në Kosovë, pasi edhe po të ishte në pikën më kulmore, nuk është meritë e tij, sikur që nuk është as faktor kyç në këtë rënie që ka pasur Kosova.
Ndryshe javën e kaluar është përjashtuar Agjencia Kosovare e Akreditimit nga organizata ndërkombëtare ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’.
Kujtojmë se Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kishte marrë vendim me 25 shtator të vitit të kaluar për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë – KShC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie.
Vendimin e kishte marr pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për zgjedhjen e bordit të ri dhe drejtorin e AKA-së.
Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e kishte bërë duke e arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa kishte kërkuar nga ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale. Po ashtu Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Kosovës nga EQAR./21Media/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës