LAJMI I FUNDIT:

Deliu reagon ndaj Mujës: Orvatje e dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh të pasluftës

Deliu reagon ndaj Mujës: Orvatje e dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh të pasluftës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka reaguar kolegut të saj në pozitë, Armend Mujës së Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ky i fundit tha se “importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së”.

Sipas Deliut, me këtë deklaratë ai ka bërë “orvatje të dëshpëruar” për ta përhumbur të vërtetën e “skandalit” më të madh që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës. E këtu ajo fjalën e ka pasur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili është përmendur në mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar.

“Armend Muja paska bërë një orvatje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh që ka ndodhë në Kosovën e pasluftës, i cili skandal, origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë”.


Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit
Lexo po ashtu Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit

“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën “kompani të themeluar nga UDB-ja” e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe”, ka shkruar deputetja e PDK-së në rrjetin social Facebook.

Mes tjerash, Deliu ka thënë se “para një orvatje të tillë, do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujës do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”./Telegrafi/