LAJMI I FUNDIT:

Deliu kritikon Qeverinë Kurti, thotë se ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar

Deliu kritikon Qeverinë Kurti, thotë se ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Aliu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Deliu thotë se “Qeveria ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike”.

“Suksesi i një qeverie matet me përmirësimin e kualitetit të jetës. Standardi i krijuar jetësor mbetet gjykuesi i vetëm i punës së një qeverie. Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjitha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’. Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike. Por, nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare”, thotë Deliu.


Tutje ajo ka cituar një autor turk, duke thënë se Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë.

“Si thotë një autor turk: Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim”, shkruan në Facebook Deliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori