Artiçoka është bimë e cila kryesisht rritet në zonat bregdetare, në Evropën Jugore dhe në Mesdhe. Konsiderohet si një nga ushqimet më të vjetra që përdoren, ndërsa ne ju njoftojmë me veçoritë e saj shëruese dhe sigurisht me recetën shijshme.
Grekët dhe romakët e vjetër artiçokën e kanë përdorur si afrodiziak dhe kanë besuar që ajo u ndihmonte për të pasur pasardhësit mashkullorë. Me kalimin e kohës është klasifikuar si delikatesë e jashtëzakonshme, e cila madje është bërë objekt i tregtisë ilegale dhe kryebashkiaku i New Yorkut e ka ndaluar në vitet e 1930-ta. Sot artiçoka është në dispozicion të të gjithëve, por ende hyn në mesin e delikatesave të shijshme kulmore, transmeton koha.net.
Artiçoka është bimë shumë e shëndetshme e mbushur me materie ushqyese. Është e pasur me acid folik, vitaminat C, K dhe B, hekur, kalcium, fosfor dhe magnez. Për shkak të sasisë së madhe të acidit folik që e përmban rekomandohet si ndihmë gjatë mbetjes shtatzënë, ndërsa njihet edhe për atë që acidi folik ndihmon për zhvillimin e shëndetshëm të frytit.
Artiçoka si preventivë për sëmundjet e zemrës
Kjo bimë ul kolesterinën e keqe, ndërsa ngrit nivelin e kolesterinës së mirë. Është e shkëlqyeshme si preventivë për shumë sëmundje të zemrës, kalcifikimin e enëve të gjakut, infarktin, sulmin në tru dhe angina pektoris. Shkenca ka dëshmuar që gjethet e artiçokës rrisin prodhimin e bilës në organizëm e cila i dekompozon yndyrat dhe kolesterinën dhe kështu parandalon krijimin e gurëve. Cinarina, të cilën e përmban artiçoka në disa vende përdoret për qëllime mjekësore si terapi për sëmundjet e tëmthit.
Po ashtu, artiçoka ndihmon edhe në përmirësimin e tretjes dhe përshpejtimin e metabolizmit dhe kështu shpesh përdoret si ndihmë gjatë dobësimit. Keni edhe një arsyetim për të mos provuar këtë delikatesë?
Ne ju sjellim edhe një recetë të shpejtë:
Artiçokë kërcëllitës me salcë limoni
Përbërësit:
▪ Thërrime të bukës
▪ Mëlmesa italiane (origano, borziloku)
▪ Një maje luge me spec djegës
▪ 400 g artiçokë
▪ Një lugë me ajkë
▪ Një lugë lëng limoni
▪ Një lugë kore limoni
Furrën lëshojeni në 200 gradë celsius dhe tenxheren lyejeni me vaj. Thërrimet e bukës i përzieni me mëlmesat italiane dhe specin djegës. Zemrën e artiçokës (nëse është nga konserva) thjesht shtrydheni dhe priteni , nëse janë të freskëta i vendosni në ujë të njelmët për 2 minuta, kulloni dhe thani me letër. Pas kësaj vërini artiçokët në përzierjen prej mëlmesave dhe thërrimeve të bukës, i vendosni në enën për pjekje dhe piqni për 15 minuta, ashtu që t’i rrotulloni një herë.
Si salcë përzieni ajkën me koren e limonit dhe lëngun e shërbehuni me artiçoka të ngrohta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri