Turistët në një bregdet të Spanjës, e kanë mbytur një delfin të vogël, pasi e kanë mbajtur shumë gjatë jashtë ujit për të bërë fotografi.

Mbrojtësit e rendit kanë nxituar për ta kthyer, por ishte shumë vonë sepse kishte ngordhur, transmeton Telegrafi.


Delfini vogël ngordhi pasi turistët e nxorën nga uji per te bere fotografi foto 2 Gjatë kthimit të delfinit në ujë

“Njerëzit janë gjallesat më të këqija që ekzistojnë, që vetëm për kënaqësinë e tyre, janë në gjendje të bëjnë gjithçka”, është një koment lidhur me rastin.

Mësohet se delfini e kishte humbur kontrollin, kur është ndarë nga grupi dhe ka shkuar në ujërat e cekëta. /Telegrafi/