LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të larta të AP NATO-s në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të larta të AP NATO-s në Bruksel

Nën Organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me ftesën e tyre, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

“Delegacioni është i përbërë nga: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.

Gjatë ditës se djeshme, delegacioni ka takuar personalitete të larta në AP të NATO-s:  Rose E. Gottemoeller, zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, Jamie Shea, zëvendësndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm, Michel Soula, kryesues i sektorit A në Divizionin e Operacioneve, Robert Pszczel, zyrtar i lartë për Rusi, Ballkanin Perëndimor në Divizionin e Diplomacisë Publike, znj. Carmen Romero, zëvendesndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm për Diplomaci Publike, asistente e Sekretarit të Përgjithshëm në Divizionin e Diplomacisë Publike, Petrika Jorgji, i ngarkuar me punë i përfaqësuesit të përhershëm të Shqipërisë në NATO, Gabor Marosfi, zëvendës i përfaqësuesit të përhershëm të Hungarisë në NATO, Milos Nikoliq, ushtrues i detyrës i zëvendësit të përfaqësuesit të përhershëm të Malit të Zi në NATO”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërkaq gjatë ditës se sotme delegacioni do të takojë zDavid Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Ruxandra Popa, zëvendëssekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Tanya Hartman, zyrtare politike në Divizionin për partnership Euro-Atlantik dhe Global, gjeneralin e brigadës, Badialetti, zëvendësdrejtor, Divizioni i Operacioneve dhe Planifikimit , Christian Meuëly, Ambasador dhe kryesues i delegacionit zviceran ne NATO, Anthe Fritz, zëvendëskryesues i Operacioneve për Evopën Juglindore, Vlatko Cvrtila, ish-kryesues i Këshillit të Mbikëqyrjes Civile të Kroacisë, Ljubica Jelusic, deputete në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë, ligjëruese në studimet për mbrojtje në Universitetin e Lubjanës, ish-ministre e Mbrojtjes.

Ndër temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori