LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kosovës takime me drejtues të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i Kosovës takime me drejtues të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i prirë nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe në përbërje të të cilit janë edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat Skender Hyseni e Ahmet Shala, pas ceremonisë së nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore të hënën në Washington, ka zhvilluar një varg takimesh, mes të tjerash edhe me zyrtarët më të lartë të këtyre dy institucioneve.

Gjatë një takimi me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe Marek Belka, drejtor i Departamentit Evropian të FMN-së, udhëheqësit e Kosovës e kanë falënderuar atë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në këtë institucion.

Të arriturat në Republikën e Kosovës dhe zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e energjisë, kanë qenë temat kryesore të diskutuara me Strauss-Khan.

Po këto tema janë shtjelluar edhe në takimin që delegacioni i vendit tonë ka zhvilluar me presidentin e Bankë Botërore, Robert Zoellick dhe bashkëpunëtorët e tij. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori