LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i FFK-së bën homazhe në Prekaz

Delegacioni i FFK-së bën homazhe në Prekaz

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të KE të FFK-së dhe ekipeve pjesëmarrëse të turneut të veteranëve “Të gjithë vëllezërit së bashku”, sot, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kreu i FFK-së shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij dhe të gjithë komunitetit të futbollit për Komandatin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u flijuan për lirinë që ne sot e gëzojmë.

“Jemi sot këtu në vendin e shenjtë në Prekaz, aty ku Komandati Legjendar dhe familja e tij e flijuan jetën e tyre për lirinë tonë”.


“Ne, si FFK në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së e kemi organizuar turneun e veteranëve të futbollit me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës e Ulqini dhe kemi ardhur këtu për t’i nderuar ata që sakrifikuan edhe jetën e tyre që ne sot të kemi mundësinë të jetojmë të lirë dhe të jemi bashkë të gjithë shqiptarët në manifestime e turne të ndryshme”, ka theksuar presidenti Ademi pas homazheve në Prekaz, i cili ka bërë me dije se turneu “Të gjithë vëllezërit së bashku” do të jetë tradicional.

Pas homazheve në Prekaz, delegacioni është nisur në Hajvali, ku zhvillohet turneu i veteranëve.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori