Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se të gjitha kompanitë në Kosovë duhet të ndjekin shembullin e Coca-Cola-s, për mbështetjen e të rinjve përmes përgjegjësisë koorporative shoqërore.
Ambasadori amerikan këtë deklaratë e bëri me rastin e certifikimit të 150 të rinjve që kanë marrë pjesë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”, organizuar nga kompania Coca-Cola HBC Kosova, i cili ka për qëllim t’u ofrojë të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.
Ai e vlerësoi lart këtë projekt, duke thënë se SHBA mbështesin projekte të tilla si këto.
“SHBA-të me të vërtet i çmojnë shumë dhe në mënyrë aktive i promovojnë të gjitha veprimtaritë e pshk-së. Ato nxisin risi si dhe kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e bashkësive. Më vjen shumë mirë që po i shoh përpjekjet e Coca-Colas për t’ia shpalosur të mirat komunitetit këtu dhe kanë sjellë këtë projekt i cili mbështet komitetin në tërë Kosovën. Si i tillë është i pari në këtë vend. Gjithashtu i inkurajoj edhe bizneset tjera që të ndjekin rrugën e saj. Përgjegjësia shoqërore koorporative jo vetëm që nxisin komunitetet ku ato veprojnë, por ato janë të mira edhe për bizneset”, tha Delawie derisa falënderoi Coca-Cola që ka mundësuar një projekt të tillë, raporton KP.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Coca-Cola ka fituar çmimin e Departamentit të Shtetit Amerikan dy herë, pikërisht për shkak të realizimit të përgjegjësisë koorporative shoqërore.
Edhe zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, e quajti këtë aktivitet të veçantë dhe të nevojshëm për rininë e Kosovës. Ai tha se ky program ka pasur qysh në fillim përkrahjen e MASHT.
Ndërsa nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, duke folur për rëndësinë e këtij projekti, ofroi përkrahjen e komunës për të gjitha kompanitë të cilat përkrahin të rinjtë.
Neritan Tira, drejtor ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, tha se ky projekt në vete përmban një mision fisnik, që sipas tij është mundësia për krijimin e lidhjeve mes punëdhënësve dhe të rinjve që janë certifikuar nga ky projekt.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për ne si kompani dhe për këta të rinj sepse sot më shumë se kurrë ndihen të gatshëm të përballen me atë realitet i cili ka qenë një udhëkryq i rëndësishëm për të gjithë në një moment të jetës, ky udhëkryq është kalimi mga bankat shkollës në tregun e punës”, tha ai.
“Coca-Cola përkrah Rininë” është programi më i ri i kompanisë Coca-Cola HBC Kosova, program i cili iu ofron të rinjve mundësi të zhvillojnë aftësitë personale dhe profesionale.
Përmes trajnimeve treditore, programi ka për qëllim të ndihmojë në aftësimin e të rinjve për tregun e punës dhe vetëpunësim.
Të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri 30 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke studiuar, mund të bëhen pjesë e këtij programi. Pesë punëtoritë e para janë mbajtur gjatë muajve prill dhe maj në Prishtinë, ndërsa punëtoritë e dyta do të mbahen në tetor dhe nëntor./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë