Është mbajtur takimi i 4-të nivelit të lartë për sundimin e ligjit, ku në fokus ishte puna e Doganave të Kosovës.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për Sundimin e ligjit dhe shpreh mbështetjen e saj në këtë drejtim.
Ai veçoi se vetëm një veprim ndërinstitucional mund të sjellë suksese në përpjekjen e përbashkët për sundim të ligjit.
Për ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, Dogana e Kosovës duhet të vazhdojë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se duhet vazhduar me reforma dhe me koordinim të punëve me akterë të tjerë për sundimin e ligjit.
Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se Bashkimi Evropian është donatori dhe partneri më i madh i vendit, në rrugën e tij për sundim të ligjit.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha tha se projeksioni i institucionit që ai drejton është që në vitin 2018-të, të ketë të hyra prej 1.175 miliardë euro, derisa 65 për qind e të gjitha taksave në Kosovë, grumbullohen nga Dogana. Ndër sfidat e funksionimit të këtij institucioni u përmend krijimi i një njësie të përbashkët kombëtare të Inteligjencës dhe caktimi i Prokurorëve dhe Gjyqtarëve të veçantë për çështjet e Doganës.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Doganat e Kosovës e kanë mbështetjen e plotë në punën e tyre. Ai tregoi se është ndarë buxhet për ndërtimin e objektit të ATK-së dhe Doganës.
Po ashtu, Hamza tha se ky institucion duhet të ketë parasysh që në pozitat udhëheqëse të vendosen persona në bazë të meritokracisë.
Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmendi faktin që Avokatura Shtetërore aktualisht nuk po arrin t’i shqyrtojë të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me Doganat, të cilat arrijnë shifrën prej 3260 lëndë dhe se në këtë drejtim po punohet që vetë Dogana t’i krijojë kapacitetet e saj për t’i trajtuar ato.
Takimi i radhës, i nivelit të lartë për Sundim të Ligjit do të mbahet pas një muaji, ndërkaq në fokus do të ketë punën e Prokurorisë dhe sfidat që e përcjellin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania