Nga të gjithë yjet e rokut në botëqë kanë vdekur, Freddie Mercury mund të jetë një nga më të mëdhenjtë. “Frontmeni” i grupit The Queen, i cili u kujtua së fundmi nga një film biografrik, ishte një ikonë jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë botën.
Mes kulmit të popullaritetit të grupit në vitet ’80, Mercury dërgohej në studiot e regjistrimit me Rolls-Royce Silver Shadow-in e tij i vitit 1974, raporton motor1.
Dhe tani, Rolls-i i njëjtë mund të bëhet i juaji. E listuar në duPoint Registry, Silver Shadow i Mercury do të del në shitje në ankandin e Londrës gjatë muajit nëntor, përcjell Telegrafi/
Diçka edhe më e mirë do të ndodh nga ky ankand është se të gjitha parat e fituara nga shitja do të shkojnë për bamirësi.
Sipas listimit, Silver Shadow i vitit 1974, pronë e Mercury u bë në vitin 1979. Vitet e para të veturës nuk ishin dokumentuar asnjëherë, por që dihet se vetura ishte blerë nga kompania e Mercury, Goose Productions Ltd.
Megjithatë, nëse mendoni se ju do ta vozitni të njëjtën veturë si ylli i famshëm i rokut të cilën ai e voziste rregullisht, ju gaboheni.
Supozohet se Mercury vozitej nga shoferi i tij personal, pasi që ai kurrë nuk kishte marr një patentë shofer.
Përndryshe, sediljet e pasme mund të jenë vendi i duhur për t’u ulur nëse ju dëshironi që t’i përjetoni ditët e Mercury në Rolls-Royce-in e tij.
Vetura mbeti nën pronësinë e Mercury deri në vitin 1991, kur edhe ai kishte vdekur. /Telegrafi/