LAJMI I FUNDIT:

Dekretohet ligji për Obiliqin

Dekretohet ligji për Obiliqin

Pas miratimit të Ligjit për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij më 30 nëntor në Kuvendin e Kosovës, ky ligj është dekretuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka shkruar në facebook, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Pas kalimit të afateve ligjore, ky Ligj më datë 22.12.2016 është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Urime edhe një herë për të gjithë juve, pafundësisht faleminderit të gjithë atyre që kontribuan deri në këtë fazë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/