E akuzuara F.S është deklaruar e pafajshme për akuzat se vrau motrën e saj, tani të ndjerën T.S në Fushë Kosovë në maj të këtij viti.
Një deklarim të tillë e akuzuara F.S e bëri të enjten në shqyrtimin fillestar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktit akuzues nga prokurori Ilaz Beqiri.
E njëjta ka mohuar fajësinë lidhur me këtë rast dhe ka thënë se më herët kishin pësuar një aksident në komunikacion, i cili ka ndikuar ne gjendjen shëndetësore të saj dhe motrës së saj.
Ajo po ashtu ka thënë se motra e saj, tani e ndjera T.S vet kishte bërë vetëvrasje.
Prokurori Beqiri ka thënë se pas pranimit të raportit psikiatrik ka propozuar që ndaj të akuzuarës F.S, kur është e nevojshme të obligohet që ta përdorë terapinë pasi sipas tij ai dyshon së mund të paraqiten situata të njëjta sërish.
E akuzuara F.S dhe mbrojtësi i saj, avokati Halit Shaljani kanë kërkuar nga gjykata që t’i hiqet masa e paraburgimit ose siç tha avokati Shaljani nëse një propozim i tillë nuk aprovohet atëherë t’i vazhdohet paraburgimi të mbrojturës së tij në një institucion shëndetësor.
Një propozim i tillë është kundërshtuar nga prokurori Beqiri, e më pas është refuzuar heqja e masës së paraburgimit nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kushtrim Shyti.
Ndërsa, sa i përket propozimit për vazhdimin e masës së paraburgimit në institucion shëndetësor, gjykatësi Shyti tha se do të vendosë jashtë seance.
Po ashtu, gjykatësi Shyti ka njoftuar palët në procedurë se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 6 dhjetor 2021, F.S po akuzohet se më 9 maj 2021 në fshatin Vrangoli, Komuna Fushë Kosovë në dhomën e tani të ndjerës T.S në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar dhe nga motive të panjohura e ka privuar nga jeta tani të ndjerën motrën e saj T.S, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktit akuzues derisa e ndjera T.S ishte e shtrirë në krevatin e dhomës së saj, e pandehura fillimisht e ka shtrënguar në qafë dhe fyt e më pastaj e ka lidhur edhe me shami në fyt, me ç‘rast nga ngulfatja ka ndërruar jetë, ndërsa e pandehura F.S sipas aktakuzës pas këtij veprimi ka ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.
Me këto veprime, F.S po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par 1, pika 1.3 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!