LAJMI I FUNDIT:

Deklarimi i pasurisë, Havolli thotë se me ligjin e ri do të ketë ndryshime

Deklarimi i pasurisë, Havolli thotë se me ligjin e ri do të ketë ndryshime

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se 4 mijë e 892 zyrtarë kanë pasur obligim të deklarojnë pasurinë e tyre.

Havolli theksoi se pasurinë e deklaruar nga zyrtarët janë duke e e publikuar për gjatë këtyre dy ditëve, transmeton Telegrafi.

“4 mijë e 892 zyrtarë e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë. 56 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe 28 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye. Ka disa arsye, që kanë qenë më paraburgim me covid etj”, theksoi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.


I pyetur se si përcaktohet vlera e pasurisë së këtyre zyrtarëve, Havolli pohoi se me ligjin aktual, vlera e pasurisë përcaktohet nga vetë zyrtarët.

“Me ligjin aktual, vlera e pasurisë është vlerë e paragjykuar e tregut dhe çdo zyrtarë mund ta qes një vlerë të paragjykuar për pasurinë që ka. Me ligjin e ri që është në draft, pasuria do të ketë vlerën e kontratës… kurse të trashëgimisë do të kenë vlerën 0. Të gjitha pasuritë tash e tutje do të ju qitet vlera”, deklaroi ai.

Ndryshe, Telegrafi në vazhdimësi ka raportuar për pasurinë e publikuar nga zyrtarët në Kosovë. Ku së fundmi, në deklarimin e pasurisë së ish kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Rama-Hajrizi, u bë e ditur se posedon mbi 6 milionë euro para të gatshme në institucionet financiare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori