LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike nga forumet rinore në Maqedoni

Deklaratë e përbashkët për zgjedhje fer dhe demokratike nga forumet rinore në Maqedoni

Të rinjtë u zotuan për fushatë dinjitoze dhe uljen e nivelit të gjuhës së urrejtjes, zhvillim të procesit zgjedhor demokratik dhe garë të barabartë duke respektuar çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Politikanët e rinj çdo vit kanë rol më të madh dhe zë më të fuqishëm  në shoqëri dhe në proceset politike, si asnjëherë më parë politikanët e rinj janë të përfaqësuar në pothuajse çdo listë të këshilltarëve, të rinjtë janë partnerë kyç të vendimmarrësve dhe partnerë strategjikë dhe do të vazhdojnë me forca të përbashkëta të krijojnë politika me rëndësi kyçe për të rinjtë”, deklaroi Biljana Janeva nga Instituti “Ohri”.

Ndërsa Marija Andreva tha se synimi i deklaratës është të motivohen të rinjtë e partive politike për përpjekje më të mëdha në kuadër të zhvillimit të kampanjave zgjedhore fer dhe demokratike, dhe të dëshmojnë se të rinjtë si pjesë e rëndësishme e të gjitha partive politike bartin përgjegjësi dhe me maturi të japin kontribut në përforcimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori