LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë e përbashkët e disa vendeve në botë – përfshirë edhe Kosovën – rreth zhvillimeve të fundit në Afganistan

Deklaratë e përbashkët e disa vendeve në botë – përfshirë edhe Kosovën – rreth zhvillimeve të fundit në Afganistan

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar një deklaratë të përbashkët të disa vendeve rreth zhvillimeve të fundit në Afganistan, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, deklarata është lëshuar nga vende ndër tjerash edhe si Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Republika Dominikane, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Italia, si dhe Japonia.

Në këtë deklaratë të përbashkët të cilën është përfshirë edhe Kosova, gjithashtu ndër tjerash janë edhe Lituania, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Panamaja, Paraguai, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Republika e Qipros, Rumania, Sierra Leone, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Togo, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Jemeni.


Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë:

Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, ne mbështesim, po punojmë për të siguruar dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ata në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi – dhe japin llogari – për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.

Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.

Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitetshëm. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori