Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të enjten se deklarata e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë një vizite në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja, është “jashtëzakonisht hipokrite” dhe “meriton dënimin më të ashpër”.
“Ai nuk e tha asnjë fjalë për Albin Kurtin [kryeministrin e Kosovës] dhe të ashtuquajturën Kosovë që refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit për 11 vjet, e cila, ndër të tjera, u nënshkrua dhe u garantua në emër të Bashkimit Evropian nga britanikja Catherine Ashton”, tha Daçiq më 4 janar për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Tanjug.
Ai shtoi se Serbia “do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv në dialog”, por se ajo ka të drejtë “t’i mbrojë interesat e veta kombëtare dhe shtetërore dhe integritetin e vet territorial”.
“Unë do ta ftoja Cameronin, kur të kthehet në Londër, të dalë jashtë zyrës së tij dhe ta shikojë muralin që shfaq Britaninë me aleatët pas Luftës së Parë Botërore, ku Serbia dhe Belgjika shfaqen si vajza të vogla të varura nga fundet e Britanisë si mbrojtëse e tyre. Është koha, koleg Cameron, ta heqësh atë mural, që është histori, ose të mendosh për deklaratat e tua”, tha Daçiq, transmeton REL.
Të enjten në Prishtinë, Cameron theksoi se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.
“Jemi përkrahës të mëdhenj të pavarësisë, sovranitetit dhe të drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët si një vend i plotë, sovran dhe anëtar i familjes së kombeve”, nënvizoi ai.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Cameron është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Cameron tha se, vitin që shkoi, ishin 600 trupa britanike në kuadër të misionit të KFOR-it. Britania e Madhe, po ashtu, trajnon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova