Kushtetuta e Kosovës, dhjetë vjet pas miratimit të saj nga Kuvendi i Kosovës, ka treguar se për një dekadë ka realizuar misionin e saj politik, zbatimin e pavarësisë së Kosovës, ka krijuar një bazë të mirë për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve shtetërore, por është ballafaquar edhe me sfida, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike kushtetuese.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesor Enver Hasani, thotë se gjatë një dekade, Kushtetuta e Kosovës e ka treguar funksionalitetin e saj, si dhe luajtur rolin historik.
“Në aspektin e organizimit të pushtetit, e ka konstitucionalizuar lojën politike, do të thotë, rregullat e lojës politike që ekzistojnë në çdo shoqëri, me të cilat në fillim ka pasur probleme. Në mënyrë graduale, për këto dhjetë vjet është krijuar standardi i formimit të organeve, por edhe i shpërbërjes, përgjegjësisë kushtetuese të organeve dhe kështu me radhë. Në sferën e lirive dhe të drejtave kushtetuese, kjo dekadë, po ashtu ka shënuar një kualitet të ri, një sukses të ri. Kushtetuta është provuar dhe është parë se ka fuqi normative edhe në sferën e të drejtave të njeriut”, tha Hasani.
Ai ka shtuar se ngecjet në funksionalizimin e Kushtetutës janë shënuar për shkak të keqkuptimeve të diversitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor, që e sanksionon Kushtetuta.
Sipas tij, ende është e nevojshme që qytetarët dhe forcat politike, ta kuptojnë që zbatimi i Kushtetutës dhe vënia e saj në jetë nënkupton barazinë për të gjithë dhe mosdiskriminim ndaj askujt.
Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesor Arsim Bajrami, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë dhjetë vjetëve Kushtetuta e Kosovës, përveç krijimit të bazës për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve shtetërore, ka mundësuar ndërtimin e një sistemi të pavarur ligjor dhe kushtetues.
Por, sipas tij, gjatë kësaj dekade janë shënuar edhe ngecjet dhe sfidat përballë Kushtetutës.
“E para, kjo Kushtetutë edhe pas një dekade nuk ka arritur të shtrihet në tërë territorin e Kosovës, pra të shtrijë sovranitetin e Kosovës, sidomos në veri të vendit, ku ka pasur bllokada dhe obstruksione të Serbisë, përmes komunitetit serb. E dyta, një nga sfidat e kësaj Kushtetute, kanë qenë edhe krizat kushtetuese, të cilat kanë ardhur kryesisht nga lidershipi i vendit, nga partitë politike që kanë krijuar kriza artificiale kushtetuese, duke e sfiduar dhe duke e shkelur Kushtetutën, në nivele shumë të larta. Kjo tregon që nuk kemi arritur të ndërtojmë një kulturë kushtetuese dhe kulturë institucionale të respektimit të Kushtetutës”, tha Bajrami.
Profesor Bajrami ka shtuar se sfida e tretë ndaj Kushtetutës së Kosovës ka qenë dhe mbetet keqpërdorimi i të drejtave kushtetuese të komunitetit serb, sidomos keqpërdorimi i votimit të dyfishtë, i cili ka qenë element përmes të cilit është bllokuar vendimmarrja për themelimin e disa institucioneve kushtetuese.
Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, jo rrallë janë shënuar edhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Por, kush kanë qenë shkelësit më të mëdhenj?
Profesor Hasani thotë se ka pasur dy lloj shkeljesh të Kushtetutës, shkelje me efekt sistematik dhe me efekt lokal.
“Këto shkelje që kanë pasur efekt sistematik, janë kryer nga organet e pushtetit qendror dhe kanë qenë më të rralla, por më të dhimbshme dhe më të rënda. Ata kanë lënë një shije të keqe në historinë kushtetuese të Kosovës. Të gjithë e dimë çështjen e dy presidentëve, çështjen e kryetarit të Kuvendit dhe kështu me radhë”, tha Hasani.
Ndërkaq, profesor Bajrami thotë se edhe pas 10 vjetësh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, por edhe nga miratimi i Kushtetutës së vendit, ende nuk mbretëron kultura ligjore dhe kushtetuese.
Shkeljet kushtetuese, sipas tij kanë ardhur nga të gjitha institucionet e pushtetit, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë dhe pushtetit lokal.
“Kemi pasur shkelje gati se masive të Kushtetutës nga institucionet, gjë që nuk është mirë për në shoqëri të re demokratike, sepse respekti për Kushtetutën, duhet të vijë në radhë të parë nga shteti e pastaj edhe nga qytetarët e Kosovës. E tëra kjo na bën të mendojmë që duhet të investojmë shumë që institucionet tona të jenë mbrojtëse të Kushtetutës, të ngritin standardet e qeverisjes së mirë dhe praktikisht ta zbatojnë demokracinë kushtetuese, sepse demokracia jonë është demokraci e re parlamentare, e cila tërësisht bazohet në rregullat dhe parimet që i përcakton Kushtetuta e Kosovës”, theksoi Bajrami.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025