LAJMI I FUNDIT:

Deficiti buxhetor i Maqedonsië për muajin shtator arrin 180 milionë euro

Deficiti buxhetor i Maqedonsië për muajin shtator arrin 180 milionë euro

Të dhënat për realizimin e buxhetit të Ministrisë së financave tregojnë se deri në muajin shtator deficiti buxhetor është 11,055 miliardë denarë ose 179,7 milionë euro, që është 59,6 për qind nga deficiti i paraparë buxhetor për këtë vit. Me ribalancin e buxhetit, Qeveria parashikoi deficiti për këtë vit të jetë 18,567 miliardë denarë ose rreth 302 milionë euro.

Të ardhurat e përgjithshme buxhetore arrijnë 130,972 miliardë denarë ose 2,129 miliardë euro dhe janë realizuar 70,89 për qind nga të ardhurat e parashikuara në ribalancin e buxhetit, ndërsa daljet arrijnë 142,027 miliardë denarë ose 2,3 miliardë euro, gjegjësisht 70 për qind nga shuma e planifikuar./Telegrafi/