LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet (Video)

Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet (Video)

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj në intervistë për Alsat foli rreth ngjarjeve të Kumanovës që ndodhën në lagjen e trimave.

I pyetur se çfarë konkretisht është ndërmarrë për hetim ndërkombëtar ai u përgjigj se “në i mbështesim vendimet e organeve të drejtësisë dhe nëse institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë bien dakord për një hetim ndërkombëtar do të ishte mirë sepse do të pastronte shumë paragjykime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, shton ai, drejtësia është drejtësi, ligji është ligj dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin, ne i mbështesim Institucionet ligjore dhe mendoj se ato duhet të jenë të drejta dhe një hetim ndërkombëtar vetëm se e kishte pastruar dhe sqaruar disa gjëra./Telegrafi/Alsat/