LAJMI I FUNDIT:

Deda: S’ka rinegocim të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Deda: S’ka rinegocim të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, vlerëson se ata që flasin për rinegocim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk janë të bazuar në realitetin aktual.

Deda thotë se zgjidhje e vetme është mbërritja e një konsensusi, të cilin njëjtë si Qeveria e kaluar nuk po e kërkon as aktualja.

“S’ka rignegocim të Marrëveshjes. Ai është skenar që nuk i përket realitetit në të cilin ne jetojmë. Tash ne të marrim vendime të cilat vështirësojnë jetën e njerëzve tonë për shkak të jo realitetit, po më vjen shumë keq”, tha Deda për RTV Dukagjini.


Duke folur për këtë çështje, Deda ka treguar se se si duhet të veprohet.

“Pas përfundimit të vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, kryeministri i Kosovës duhet t’i thërrasë partitë politike në takim ku do të diskutohej bashkë se si të ecet përpara për të ndërtuar konsensus”, theksoi ai.

Deda gjithashtu tregon se sa është i vështirë konsensusi në një situatë të tillë.

“Konsensusi gjithmonë është i mundur nëse ka vullnet për me u mbërri. Kam mëndu që kryeministri Haradinaj ka me tentuar me arrit konsensus por ai nuk po e bën një gjë të tillë, gjë që është zhgënjyese”, tha Deda.

“Nëse Qeveria e kaluar nuk ka mbërri konsensus dhe ne kemi mbet të bllokuar, atëherë logjika e thotë që kjo e tashmja ishte dashtë ta kërkojë atë”, thotë Deda.

Po sot, kryeministri Ramush Haradinaj tha se në takim me homologun malazez Dushko Markoviq nuk do të diskutohet për demarkacionin.

“Sa i përket Demarkacionit tema është në Parlament dhe nuk ka mbetur hapësirë për negocim mes kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviq, do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori