LAJMI I FUNDIT:

Deda: Pa konsensus politik, s’ka zgjidhje të Demarkacionit dhe çështjeve të mëdha (Video)

Deda: Pa konsensus politik, s’ka zgjidhje të Demarkacionit dhe çështjeve të mëdha (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se Qeveria Haradinaj është e varur nga shantazhet e Listës Serbe.

“ Qeveria Haradinaj e ka lejuar vetën që të varet nga shantazhet e Listës Serbe. Ne të gjithë së bashku duhet ta sqarojmë pozicionin e Listës Serbe, deputetët e tyre nuk mund të betohen në Kushtetutën e Kosovës dhe pastaj jashtë kufijve të japin deklarata kundër këtij shteti”, theksoi Deda.

Ai shtoi se Lista Serbe është produkt i presidentit Thaçi dhe dialogut të tij në Bruksel.


Deda ka shtuar se pa konsensus të brendshëm politik, nuk mund të zgjidhen asnjëra prej temave të mëdha.

“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe çështja e dialogut me Serbinë, kërkon pajtim të brendshëm politikë, pa këto vështirë se mund të kemi rezultate”, është shprehur Deda.

Deda ka theksuar se qeveria e tanishme duhet t’ia shtri dorën e bashkëpunimit opozitës për këto tema

“Asnjë nga këto tema nuk kanë me u zgjidh nëse nuk ka konsensus politik. Askush nuk ka mi zgjidh problemet e Kosovës nëse nuk ka konsensus”, tha Deda.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, mes tjerash theksoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë së paku brenda dy viteve. /Telegrafi/