LAJMI I FUNDIT:

Deda i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Deda i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

Deputeti i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda, është treguar mjaft i ashpër në postimin e tij të fundit në Facebook ndaj deputetes Albulena Haxhiu dhe ndaj Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e organizuar sot e paraqiti një dokument për nënshkrim, i cili mbeti i panënshkruar. Deputetja Haxhiu e sulmoi në një postim në Facebook më herët Ilir Dedën, duke thënë se ai e ndaloi “beftas dokumentin e nënshkrimeve dhe nuk e la të kalonte te subjektet e radhës”.

Duket që Haxhiu vërtet ka besuar që një gjë e tillë do të nënshkruhej nga partitë politike. Ajo madje, e sulmoi Dedën duke i thënë se nuk është një opozitar i vërtetë.


Por, Deda tha se “letra kishte qëndruar te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim”, ndërsa shpjegon më tej se nuk kishte interesim për t’u nënshkruar nga partitë politike ai që e ka quajtur “dokumenti-diktat”.

Ai ka reaguar edhe ndaj Zyrës së Presidentit duke thënë se nuk duhet të humbin kohë në shpikjen e inateve personale, dhe se nuk i lejohej Thaçit të negocionte me Serbinë pa mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori