Arsenali ka shtuar epërsinë ndaj Real Madridi sërish me një goditje dënimi në mesin e pjesës së dytë, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Pas një pjesë të parë pa gola, Arsenali shënoi gol në minutën e 58-të, me Declan Rice që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. 


Në minutën e 70-të, Arsenali shtoi epërsinë në 2-0, ku sërish Declan Rice shënoi super gol nga 30 metra nga goditja e dënimit. 

Arsenali e kërkoi golin e dytë dhe e gjeti, pas disa rasteve shumë të mira shënimi. 

Pas pesë minutash, Mikel Merino shënoi gol me një goditje jashtë zonë për 3-0.

Topçinjtë aktualisht kanë një epërsi shumë të mirë në këtë ndeshje të parë.  /Telegrafi/  

telegrafi sport app