LAJMI I FUNDIT:

Debutojnë telefonat më të ri të Xiaomi – Xiaomi 12S dhe 12S Pro

Debutojnë telefonat më të ri të Xiaomi – Xiaomi 12S dhe 12S Pro

Telefonat Xiaomi 12S dhe 12S Pro kanë sensor prej 1/1.28 inç tek kamerat e tyre kryesore, të cilat mund të konsideroheshin të mëdha nëse nuk do të ishte modeli 12S Ultra, i cili gjithashtu u zbulua sot.

Ky është sensori i njëjtë IMX707 si tek modelet 12 dhe 12 Pro, por që të gjitha modelet e serisë S janë prodhuar në bashkëpunim inxhinierik me Leica.

Por çka do të thotë kjo? Për fillim të tre telefonat kanë lente Leica Summicron dhe mbështetjen për profilet e imazhit Leica, transmeton Telegrafi/


Përdoruesit mund të zgjedhin ndërmjet “presets” të Pamjes Autentike Leica dhe Pamjes Vibrante Leica.

E para krijon pamjen natyrale për të cilën Leica njihet, dhe e dyta u fut në përdorim nga të dyja Leica dhe Xiaomi, dhe është një përzierje e stilit të dy kompanive.

Një shpjegim shtesë për IMX707, ajo është sensor kamere që ka 50MP me 1.22µm piksel.

Modeli pro ka dy kamera të tjera që të dyja me 50MP – njëra me lente prej 50mm (zmadhim i dyfishtë) dhe tjetra me një lente ultra të gjerë prej 14mm. /Telegrafi/