LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i Porcshe në bursë thyen rekordin 25 vjeçar

Debutimi i Porcshe në bursë thyen rekordin 25 vjeçar

Porsche zyrtarisht u listua zyrtarisht në bursën e Frankfurtit të enjten, duke shënuar ofertën më të madhe në IPO të Gjermanisë që nga viti 1996, sipas Yahoo Finance, me një vlerësim prej rreth 78 miliardë euro.

Aksionet e Porsche filluan nga 84 euro, përpara se të binin në mënyrë drastike, duke u tregtuar për pjesën tjetër të ditës për një çmim prej 59.56 euro dhe 64 euro, përpara se ta mbyllte ditën me 60.48 euro për aksion.

Trazirat e tregut global u fajësuan për rënien prej gati 30 për qind të aksioneve gjatë ditës, pavarësisht se janë të lidhura ngushtë me kompaninë e saj mëmë Volkswagen Group, e cila mbetet pronari kryesor i Porsche, transmeton Telegrafi.


Aksionarët e rinj përfshijnë Autoritetin e Investimeve të Katarit, fondin e pasurisë sovrane të Abu Dhabit, fondin e pasurisë sovrane të Norvegjisë dhe bankat e investimeve duke përfshirë T Rowe Price, raporton Drive.

Të dy familjet Porsche dhe Piech – të cilat janë familje pasardhëse të themeluesit të kompanisë Ferdinand Porsche – është raportuar se kanë marrë një përqindje të madhe të aksioneve të kompanisë.

Megjithatë, 113.9 milionë aksionet e shitura në IPO nuk japin të drejtën e votës, dhe investitorët e shitjeve me pakicë përbëjnë vetëm 7.7 për qind të aksioneve që u bënë publike.

Volkswagen Group thotë se do t’i përdorin 19.5 miliard eurot e fituara për të ndihmuar në financimin e kalimit e tyre në drejtim të veturave elektrike. /Telegrafi/