Edhepse Galaxy S8 ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga Samsung, duket se kompania ka shtyrë datën e dërgesave të pajisjeve për një javë.
Fillimisht ishte menduar se telefoni i ri do të jetë i gatshëm për treg nga data 21 prill, por tani VentureBeat ka raportuar se konsumatorët nuk mund të kenë në dorë pajisjen e re më 28 prill.
Arsyeja e vonesës nuk është bërë e ditur. Megjithatë, dyshohet se Samsung është duke patur kujdes të shtuar për lansimin e pajisjes për shkak që debutimi i Note 7 vitin e kaluar përfundoi në dështim.
Samsung pritet të zbulojë dy pajisje më 29 mars: një Galaxy S8 me ekran prej 5.8 inç dhe një Galaxy S8+ me 6.2 inç. Përkundër madhësive të ndryshme, pajisjet pritet të jenë identike në performancë, duke sjellur ekranin QHD+ Super AMOLED, procesorin Snapdragon 835 dhe asistentin digjital Bixby.
Samsung do të mbajë ngjarjen e zbulimit të pajisjeve më 29 mars ndërsa lansimi aktual i telefonave do të ndodhë një muaj më vonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Probleme me ekranin: Apple po riparon iPhone 11 falas
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur
Nga Commodore 64 krijoi fizarmonikën
Alexa i thotë vajzës 10-vjeçare të vendosë monedha të hekurit në prizën e rrymës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh