Seanca e Kuvendit të Kosovës ka devijuar nga debati mbi propozimin e PSD-së mbi dialogun me Serbinë dhe është shndërruar në replika dhe kundër replika të ashpra të deputetëve.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar që të mos dilet nga tema, por të diskutohet propozimi për rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë në Bruksel, duke thënë se në këtë seancë po prezantohen edhe pika nga partitë e tjera, andaj duhet bërë harmonizimi i pikave të kësaj rezolute.
Ndërsa, Teuta Haxhiu nga AAK ka pyetur LDK-në nëse e ka zgjedhur Hashim Thaçin për president. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Lirie Kajtazi nga LDK-ja, e cila pyetur AAK-në se çfarë ka bërë me mbi 200 mijë nënshkrimet e qytetarëve kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Drita Millaku nga VV-ja ka thënë se platforma e presidentit Hashim Thaçit për dialogun ka dështuar dhe nuk ka pasur zgjidhje, dhe se krejt çfarë është dialoguar deri më tash duhet analizuar për dëmet që janë pësuar.
Ajo tha se për fondin pensional të grabitur nga Serbia, nuk është diskutuar asnjëherë në dialog, ndërkohë që nuk janë kthyer as dokumentet kadastrale dhe as artefaktet, dëmet e luftës, edhe pse ato ishin pjesë e platformës dialoguese.
“Mjaft me marrëveshje të fshehta, e të dëmshme, mjaft me tradhti prapa shpine, nuk ju duron më askush. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe asistentët e tjerë të pazareve duhet të shkoni. Shtatë vite të padrejtësi iu shkaktuan Kosovës”, tha ajo.
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratave të Millakut, duke thënë që të mos merret me shpifje, pasi që kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj nuk i jep llogari Vetëvendosje, por vetëm votuesve të tij.
“Mos kërkoni armiq dhe kundërshtar aty ku nuk keni, por pasi bërë një pyetje, do të bëjë po ashtu një pyetje: A e besoni në atë që e thatë, apo vetëm e lexuat sa me e lexuar atë që ua ka thënë komitetit për ta lexuar edhe për të kërkuar? Fatmir Limaj i di përgjegjësit e veta dhe nuk ju jep juve llogari”, ka thënë Sherifi.
Edhe deputetja Time Kadriaj nga AAK-ja tha se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po i injoron institucionet e shtetit, e në anën tjetër deputetët e kësaj partie po sillen si patriotë. Ajo shtoi se deputetja Millaku nuk është e autorizuar që të flasë në emër të kryeministrit dhe nuk e pranojnë madje as rojë në ndërtesë të qeverisë.
“Ne nuk e pranojmë as rojë me kanë atje poshtë qeverisë. Çka me fol ne me këta kur nuk e pranojnë as shtetin e Kosovës, as simbolet e Kosovës, as himnin e Kosovës dhe në evenimente të rëndësishme ata nuk ngritën në këmbë duke thënë se janë patriotë. Patriot nuk është me fjalime të zjarrta, por me shkuar aty ku është vendi, për të biseduar dhe shprehur shqetësimet dhe të mos na dhunojnë këtu në parlament me deklarata të tyre”, u shpreh Kadriaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare