Debate, parashikime dhe analiza – Kosova dhe Shqipëria në fokus të gazetarëve të Telegrafit në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Diskutimi fillimisht nisi për rezultatet e Kosovës në ciklin kualifikues, duke vazhduar pastaj tek lojtarët që kanë bërë dallimin gjatë këtyre ndeshjeve, për të vazhduar më pas tek rezultatet e Shqipërisë.
Gazetari Bardh Maxhuni ka ofruar mendimin e tij se kush ishin lojtarët më të dalluar të Kosovës gjatë këtij cikli.
Ai ka zbuluar gjithashtu edhe disa prapaskena nga ndeshja Slloveni – Kosovë, duke treguar atmosferën brenda ekipit dhe momentet që nuk u panë nga publiku.
Performancat e Kombëtares së Shqipërisë janë analizuar nga gazetari Lavdim Pireva, i cili ka përmendur tre lojtarë të cilët kanë mbajtur një nivel constant përgjatë gjithë ciklit.
Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Pireva ka komentuar shortin e Kosovës në “play-off”, duke e cilësuar atë si të favorshëm dhe si një mundësi reale për të synuar kualifikimin.
Ai ka ofruar gjithashtu edhe një analizë të ndeshjeve që ka zhvilluar Kombëtarja e Shqipërisë, duke treguar se cila ndeshje ishte vendimtare për fatin e ‘Kuqezinjve’.
Ndërsa në një vlerësim krahasues, gazetari Lavdim Pireva ka shpjeguar se si niveli i lojës dhe potenciali i ekipit dardan është më i lartë se ai i Sllovakisë.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/


































