Debat publik për kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së

Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është debati publik për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.
Gjithsej 24 kandidatë do të luftojnë për shtatë vendet e reja në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit është i larmishëm dhe disa prej tyre, ndër të tjera, janë juristë, gazetarë, analistë, informaticientë, etj. Ndër ta ka anëtarë aktualë të Këshillit, por edhe punonjës në pozita të tjera në Agjenci.
Në konkursin publik janë paraqitur 31 kandidatë, por një kandidat e ka tërhequr kandidaturën, ndërsa gjashtë ishin diskualifikuar në seancën e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, që u mbajt më 4 nëntor, sepse nuk kanë parashtruar çertifikatë për shtetësi, që ka qenë një nga kushtet dhe mbetën 24. Kuvendi me një shumicë prej dy të tretave duhet t’i zgjedhë shtatë anëtarët e Këshillit të ASHMAA-së.
Kushtet për anëtar të ASHMAA-së i plotësojnë Sasho Stefanovski, Nafie Selmani, Dragica Ljubeska, Mile Boshnjakovski, Petar Gjurovski, Emilia Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andriana Skerlev Çakar, Llazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilia Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavllovski, Vlladimir Gjorgjievski, Elena Stojkovska, Zërijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Viktor Grozdanov, Stojançe Naumov, Afrona Verzivoli dhe Boris Arsov.
Nuk i kanë plotësuar kushtet këta gjashtë kandidatë – Marijanço Tanushevski, Dimitar Micev, Darko Stefanovski, Selfer Ajdini, Violeta Simova Bilbilovska dhe Vlladimir Kërsteski.
Ligji ndalon për anëtarë të Këshillit të zgjidhet një person i cili është emëruar nga ana e Qeverisë ose Kuvendit. Ligji, gjithashtu, ndalon për anëtarë të Këshillit të zgjidhen persona të cilët ishin anëtarë të organeve udhëheqëse të partive politike në 10 vitet e fundit. Ligji kërkon që kandidatët të kenë përvojë pune prej të paktën tetë viteve në këtë profesion dhe të cilët në opinion dallohen në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.
Në seancën e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të mbajtur më 4 nëntor, deputetja e Frontit Evropian Ilire Dauti akuzoi se shumica e kandidatëve të paraqitur janë anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së dhe janë të njohur për opinionin dhe të involvuar në organe ose parti politike. Ajo e braktisi seancën e Komisionit, pasi, siç tha, nuk dëshiron të merr pjesë në partizimin e këtij institucioni, i cili duhet të jetë i pavarur.
Anëtarët e tanishëm ishin zgjedhur në vitin 2014 me mandat prej shtatë vitesh, Ligji pastaj u ndryshua që mandati të shkurtohet në 5 vjet, por u miratuan ndryshimet që mandati t’u zgjasë derisa të zgjidhen të rinj. Me vite Kuvendi nuk mund të votonte anëtarë të rinj, gjë që ishte shënuar edhe në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?