Debat për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit publik

Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë.
Në kuadër të kësaj tryeze D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit të mbikëqyrjes së prokurimit publik për vitet 2014-2016.
Qëllimi i tryezës është diskutimi në lidhje me të gjeturat dhe shkeljet e identifikuara në prokurim publik nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen edhe rekomandime shtesë për adresimin e të gjeturave nga këto institucione. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































